Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Detaje për vrasjen e Martin Bardhit: Djali i tij i përfshirë në trafikun e drogës jashtë vendit

Detaje për vrasjen e Martin Bardhit: Djali i tij i përfshirë në trafikun e drogës jashtë vendit

12:28, 27/09/2023
A+ Aa A-

3 filxhanët e kafes dhe bidoni i mujit janë ende në tavolinën ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 personat e tjerë. Pas 24 orësh, gjurmët e këtij krimi, janë të dukshme. Karrigia ku ishte ulur 59 vjeçari është shpuar nga 3 plumba ndërsa disa prej tyre, kanë përfunduar dhe në murin e lokalit.

Klan Neës mëson se fuoristrada “Jeep” me të cilën u larguan 3 autorët ishte me targa të vjedhura. Policia e ka të vështirë identifikimin e tyre për shkak se ishin me maska.

Disa orë pas krimit u shoqëruan në komisariat 10 persona, mes tyre dhe Saimir Reçi e babai i tij, me të cilët Martin Bardhi ishte në konflikt. Ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Pasi u morën në pyetje, të gjithë u lanë të lirë.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi dhe djali i tij dyshohet se qëlluan me armë Saimir Reçin pas një konflkti fizik. 59 vjeçari doli nga burgu pasi dëshmoi se në kohën që ndodhi krimi, kishte qenë në një vend tjetër. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim djali i tij.

Përplasja mes dy fiseve ka nisur që në vitin 1994 kur është vrarë Ilir Reçi. Për këtë krim akuzohet një nga anëtarët e fisit Bardhi. Pavarësisht se drejtori i policisë së Lezhës sqaroi se Martin Bardhi kishte problem me disa fise në Rrëshen, Klan Neës mëson se një tjetër pistë hetimi është dhe aktiviteti jashtë shtetit, i djalit të tij. Dyshohet se i riu është i përfshirë në trafikun e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco