Vrasja në Rrëshen, gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët

Vrasja në Rrëshen, gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët

11:42, 26/09/2023
A+ Aa A-

Gjendet duke u djegur makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi në Rrëshen.

Sipas informacioneve të para, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.

Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.

Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco