Ekzekutimi në Rrëshen/ Martin Bardhi u qëllua nga një makinë në lëvizje

Ekzekutimi në Rrëshen/ Martin Bardhi u qëllua nga një makinë në lëvizje

11:13, 26/09/2023
A+ Aa A-

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. 

Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë ndaj Saimir Reçit.

Bardhi tentoi të vrasë me armë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, bashkë me të birin.

Burime bëjnë me dije se gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në 'detyrim paraqitje', ndërsa i biri është ende në kërkim.

Sipas burimeve të SYRI TV, Bardhi u qëllua nga dy persona në një automjet në lëvizje.

Autorët e këtij krimi të rëndë janë larguar me një furoistradë ngjyrë të zezë në drejtim të paditu

NJOFTIMI ZYRTAR

Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco