Trafiku i drogës/ Truproja dënohet shumë më tepër se Saimir Tahiri

Trafiku i drogës/ Truproja dënohet shumë më tepër se Saimir Tahiri

10:29, 26/09/2023
A+ Aa A-

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 13 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Hekuran Marku kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por Apeli e ka lënë në fuqi.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Hekuran Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco