Fier-Levan, përmbyset një kamion i tonazhit të rëndë

Fier-Levan, përmbyset një kamion i tonazhit të rëndë

08:14, 26/09/2023
A+ Aa A-

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës Fier- Levan në vendin e quajtur ‘kthesat e liqenit’, mëngjesin e kësaj të marte.

Nuk raportohet për viktima. Autoboti me targën AA 612 ZB ka qenë bosh, pa ngarkesë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimin për rrethanat e ngjarjes.

Autoboti ka pasur sensin e lëvizjes drejt Vlorës. Në vendngjarje ka shkuar Policia, e cila po kryen veprimet se cili ka qenë shkaku i botimit të mjetit të tonazhit të rëndë, por dyshohet se ka qenë lagështira në rrugë nga reshjet e rëna gjatë natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco