Arrestohet shqiptari në Gjermani, fshehu 3 kg marijuanë në bagazhin e makinës

Arrestohet shqiptari në Gjermani, fshehu 3 kg marijuanë në bagazhin e makinës

17:05, 21/09/2023
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi është kapur me marijuanë në bagazhin e makinës.

I riu shqiptar u arrestua pas një kontrolli nga oficerët e policisë, ku zbuluan dhe sekuestruan 3.5 kg marijuanë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, makina e drejtuar nga shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të shpejtësisë në një zonë kantieri.

Aktualisht, i riu shqiptar ndodhet në paraburgimin e Bremenit, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco