Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Plagosi efektivin, kontrollet për autorin shtrihen në 4 qytete

Plagosi efektivin, kontrollet për autorin shtrihen në 4 qytete

14:52, 21/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që ka informacion për Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë, Edlir Alleshi. 42-vjeçari vijon të jetë në kërkim, teksa operacioni për gjetjen e tij është shtrirë në disa qytete, më konkretisht Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

Deri më tani, ka pasur disa informacione nga qytetarët mbi vendndodhjen e mundshme të Klered Bozhanaj, të cilat uniformat blu po i verifikojnë.

“Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.   

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim.

 Efektivi i forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi, mbeti i plagosur gjatë ushtrimit të detyrës, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Patrulla e forcave “Shqiponja” ishte vënë në ndjekje të autorit, pasi në sallën operative kishte mbërritur një telefonatë që tregonte se një burrë me kapele të zezë lëvizte i armatosur në zonën e Kinostudios. Alleshi mori dy plumba në bark, pasi në drejtim të tij qëlloi dy herë me armë zjarri Klered Bozhanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco