'Gabimi më i madh i jetës time'/ Vrau të riun shqiptar për një vend parkimi, pendohet 68-vjeçari grek: Kërkoj falje

'Gabimi më i madh i jetës time'/ Vrau të riun shqiptar për një vend parkimi, pendohet 68-vjeçari grek: Kërkoj falje

13:46, 19/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata në Greqi ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg' për 68-vjeçarin grek i cili vrau me armë gjahu një 39-vjeçar shqiptar pasditen e 15 shtatorit, pas një konflikti për vendin e parkimit.

Në dëshminë e tij para togave të zeza, autori ka shprehur pendesë për krimin duke kërkuar falje.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 shtatorit në Pire. Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme. Ai u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën. I iru shqiptar mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri. Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte. Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco