Tiranë/ Magazinonin dhe shisnin mallra kontrabandë, prangosen 2 punonjësit e postës private

Tiranë/ Magazinonin dhe shisnin mallra kontrabandë, prangosen 2 punonjësit e postës private

13:19, 19/09/2023
A+ Aa A-

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar "Delivery 2", për goditjen e kontrabandës së mallrave.

Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara. Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste.

Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Delivery 2".

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën "5 Maji", gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco