Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16 vjeçari

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16 vjeçari

15:46, 18/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme.

Mësohet se pas një sherri me thika mes dy bashkë moshatarëve ka mbetur i plagosur një 16 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lagjen "Kongresi i Përmetit", në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco