SYRI TV/ U nis nga Shqipëria, bllokohet kamioni, kapen 300 kg drogë në doganën e Malit të Zi

19:31, 17/09/2023
A+ Aa A-

300 kg kanabis është bllokuar në pikën kufitare me Malin e Zi, sasi e cila po transportohej me një kamion të drejtuar nga një i ri shqiptar i shoqëruar nga i ati. Sipas policisë, gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe paleta që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore, kanë evidentuar dhe sekuestruar këtë sasi kanabisi të ndarë në 180 pako, duke arrestuar babë e bir. Policia malazeze dhe ajo shqiptare po vijojnë hetimet.

Syri tv

Babë e bir kanë rënë në pranga, teksa tentuan të transportojnë 300 kg lëndë narkotike kanabis sativa, nëpërmjet pikës kufitare Bozhajt që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Policia malazeze ka bllokuar kamionin, i cili destinacion kishte Austrinë dhe drejtohej nga një i ri nga qyteti i Durrësit, i shoqëruar nga i ati. Lënda narkotike kanabis sativa ishte fshehur në kamionin tip Renault, i cili ishte ngarkuar me dërrasa dhe paleta.  Gjatë kontrollit të detajuar në kufi të ushtruar nga policia malazeze, është konstatuar droga, e cila ishte ndarë në 180 pako dhe ishte shpërndarë mes dërrasave e paletave në zona të ndryshme të kamionit, të cilat babë e bir kishin deklaruar se do t’i transportonin drejt shtetit austriak. Ndërkohë, autoritetet malazeze pas konstatimit të lëndës narkotike kanë vënë në dijeni autoritetet shqiptare për të nisur hetimet.

Ende nuk dihet se si kamioni me 300 kg kanbis arriti të udhëtojë deri në pikën kufitare me Malin e Zi. Përmes një njoftimi bëhet me dije se Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco