VIDEO/ ‘E hëngra’: Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi tronditi opinionin

10:11, 16/09/2023
A+ Aa A-

Vrasja brutale e 39-vjeçarit shqiptar, Brigen Limka, ka tronditur Greqinë.

Krimi ndodhi në Pire. Një 68-vjeçar e qëlloi gjakftohtësisht shqiptarin në kokë dhe më pas u largua sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Pamjet e këtij krimi kanë shokuar opinionin.

Një analist i policisë tha se edhe oficerët kishin mbetur pa fjalë nga reagimi i autorit të krimit.

Atë e kishin gjetur me derën gjysmë të hapur, me këmbët në tavolinë, teksa priste të arrestohej.

Kur e pyetën se çfarë kishte bërë, 68-vjeçari u përgjigj: “E hëngra atë...”

Oficerët e policisë me eksperiencë thanë se nuk kishin përjetuar kurrë një ekzekutim të tillë të ftohtë. I moshuari ngjante si një oficer nazist.

Pas krimit, i moshuari kishte deklaruar: “Mbarova punë me të”.

Në polici tha se kishte vite që kishin përplasje, pasi ata parkonin makinat në trotuar duke bllokuar rrugën.

Ironia është se vetë greku nuk kishte makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco