'Kishim vite që përplaseshim'  zbardhet dëshmia e grekut që vrau shqiptarin

'Kishim vite që përplaseshim' zbardhet dëshmia e grekut që vrau shqiptarin

08:43, 16/09/2023
A+ Aa A-

Greqi- Pireu është ende i tronditur nga vrasja brutale e 39-vjeçarit shqiptar, babai i tre fëmijëve nga një 68-vjeçar, i cili nuk hezitoi të merrte pushkën dhe për një arsye të parëndësishme qëlloi dy herë për vdekje të riun.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe sipas raportimeve, pas tragjedisë, 68 vjeçari bërtiste: “Mbarova me ty, mbarova me ty” gjë që tregonte se sa i vendosur ishte ai për të kryer krimin. 

Para se të ndodhte krimi, kishte pasur një përplasje verbale mes 68-vjeçarit dhe 39-vjeçarit, siç ndodhte shumë shpesh pasi siç thonë fqinjët, 68-vjeçari shkaktonte shpesh probleme në lagje.

Pas vrasjes, autori u izolua për pak në shtëpinë e tij dhe më pas doli dhe u dorëzua. 

Para policisë, 68-vjeçari dyshohet se ka pohuar se nuk donte që historia të përfundonte kështu, duke shtuar se kishte konflikte të gjata me burrin për vende parkimi.

“Kemi pasur vite përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu dhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë i moshuari.

Ndërsa armën me të cilin vrau 39 vjeçarin e kishte pa leje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco