Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vdekja e 42-vjeçarit gjerman/ Viktima ndodhej në jahtin luksoz të sheikut

Vdekja e 42-vjeçarit gjerman/ Viktima ndodhej në jahtin luksoz të sheikut

11:05, 15/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, një shtetas gjerman mbërriti në spitalin e Vlorës i vdekur ku u fol se kishte ndërruar jetë në jahtin e tij.

BalkanWeb raporton se ai nuk ka qenë në jahtin e tij, por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me vlerë 450 milionë euro, i cili është Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ngjarja ndodhi ditën e diel kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve.

Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e të riut i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti, por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes.

Rreth orëve të mbrëmjes të së dielës, trupi u dërgua për në Tiranë, ndërsa jahti u largua nga gjiri i Vlorës. Nuk dihet nëse brenda jahtit ishte pronari i jahtit, i cili është një ndër njerëzit më të pasur në botë, por ajo që u pa ishte fakti që qëndroi për disa orë pranë gjirit të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco