Ja akuzat e rënda me të cilat përballet në Spanjë ortaku i Olsi Ramës

Ja akuzat e rënda me të cilat përballet në Spanjë ortaku i Olsi Ramës

09:01, 15/09/2023
A+ Aa A-

Amant Josifi, ish-këshilltar politik i ish-ministres Olta Xhaçka u arrestua në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle të drejtësisë si i lidhur me tre kompani “call-center” që dyshohen se kanë mashtruar dhe zhvatur mijëra persona. Ai përballet me akuza të rënda në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

Amant Josifi, i dyshuar si i lidhur me tre kompani “call-center” të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group' është arrestuar në Dubai, i konfirmoi BIRN kreu i Departamentit për Policinë Kriminale në policinë e Shtetit, Neritan Nallbati.

Sipas Europol, autoriteteve spanjolle dhe atyre shqiptare, organizata “Milton Group” ku akuzohet se bënte pjesë Josifi, ka mashtruar mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së si dhe ka përfituar përmes mashtrimit dhjetra milionë euro.

Në disa operacione të zhvilluara në tetor-nëntor 2022, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në bashkëpunime me autoritetet spanjolle dhe Europol,  bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group' dhe arrestoi 4 të dyshuar. Josifi nuk u gjet atëherë, por ai u shpall në kërkim nga autoritete si i lidhur me kompanitë e përfshira në skemën mashtruese.

Para se të shpallej në kërkim si i dyshuar për përfshirje në mashtrim, Josifi punoi nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020 si këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Ai po ashtë është dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

Hetimet që zbuluan grupin u nisën në Spanjë në vitin 2018. Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t'i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma ‘universe-markets.com' në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi. Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group', e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë. Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

Procedurat hetimore të realizuara në Shqipëri nëpërmjet letër-porosisë së dërguar nga autoritetet spanjolle, kanë zbuluar 10 qendra thirrjesh të lidhura me 24 platforma mashtruese të investimeve. Sipas dokumenteve të SPAK të para nga BIRN, mbas tre kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33-vjeçar, Amant Josifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco