VIDEO/ Trafikant droge, arrestohet 'Ujku i Cërrikut' nga operacioni Tempulli, momenti që ulëret kur shoqërohet në polici

20:46, 14/09/2023
A+ Aa A-

Saimir Rexhepi është një nga të arrestuarit e megaoperacionit policor 'Tempulli' ditën e sotme. Rexhepi, për publikun e gjerë njihet me nofkën 'Ujku i Cërrikut' është një nga fenomenet e rrjeteve sociale. Ai është bërë i njohur nga emisioni 'Zonë e Lirë', teksa e quan vetën ujk.

Rexhepi, i cili jeton në Cërrik, shpesh shihet në rrugët e Tiranës me një kurorë që mban në kokë. Dhe në momentin e arrestimit të tij, Ujku i Cërrikut, nuk e ka hequr kurorën. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, Rexhepi në momentin që shoqërohet në polici, është me kurorë në kokë dhe ulëret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco