Deputetët e PD për Qarkun e Korçës, Ledina Aliolli dhe Fadil Kreka morën pjesë në homazhet në nder të policit të vrarë, Enea Mekolli nga ish komandoja Violand Braçellari.
Di ligjvënësit demokratë shprehën ngushëllimet e tyre për efektivin e vrarë në krye të detyrës, pranë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre në Qendrën Kulturore ‘Lasgush Poradeci’.
Enea Mekolli u vra mëngjesin e të enjtes në Lozhan të Maliqit, gjatë një operacioni për kapjen e ish komandos Violand Braçellari, ndërsa u plagos rëndë një tjetër efektiv, Edison Adri.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes efektivëve të Shqiponjave dhe ish komandos Braçellari, e cila rezultoi fatale për efektivin Mekolli.
© SYRI.net