Lajmi i fundit

Xhaxhai i policit të vrarë, Begajt: Keni lënë vendin në dorë të kriminelëve po na vrisni fëmijët, si e dërguat atje të pambrojtur?

VIDEO - Pogradec/ Homazhe në nder të vrasjes së efektivit, Enea Mekolli

10:26, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë nisur paraditen e kësaj të premte në Pogradec, homazhet në ndër të policit të vrarë Enea Mekolli, nga ish komandoja Violand Braçellari, ndërsa ky i fundit plagosi rëndë edhe një tjetër polic, Edison Adri.

Homazhet po zhvillohen në qendrën e Kulturës ‘Lasgush Poradeci’, ndërsa të pranishëm ndodhen pjesëtarë të forcave të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe Komisariatit të Pogradecit.

Në homazhe po marrin pjesë edhe qytetarë të shumtë, miq e dashamirës së policit të ndjerë, të cilët po shprehin ngushëllime pranë familjes dhe të afërmve të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në Lozhan të Maliqit, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco