Aksident në autostradën Lushnje - Fier, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital, radhë kilometrike

Aksident në autostradën Lushnje - Fier, çifti i bashkëshortëve përfundon në spital, radhë kilometrike

14:17, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksident në autostradën Lushnje Fier në afërsi të pushimit të shoferit. 

Një çift bashkëshortësh që udhëtonin në një motoçikletë janë përplasur me një mjet tip range Rover në tentativë parakalimi.

Edhe motoçikleta edhe automjeti kryen manovër për të parakaluar një mjet bujqësor. 
Mjeti tip range rover ka goditur motoçikletën.
Dy personat që udhëtonin në motoçikletë janë marrë me urgjencë dhe janë transportuar për në spitalin e Lushnjes.
Ndërsa policia e qarkullimit rrugor po mbledh provat hetimore, aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në autostradë.

Paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar parakalimi edhe nga motoçikleta edhe nga mjeti tip fuoristradë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco