6 policë në aksion për të arrestuar ish komandon që i shpëtoi 4 herë RENEA-s, Xhaxhai i Eneas: Më vonë shkuan të tjerët

13:15, 05/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Xhaxhai i policit të vrarë, Enea Mekolli ka denoncuar detajet skandaloze të cilat ngrenë pikëpyetje të forta mbi operacionin policor për arrestimin e të kërkuarit Violand Braçellari, ku mbeti i vrarë polici Mekolli dhe u plagos kolegu i tij.

Në një prononcim për median jashtë ambienteve ku mbahen homazhet për 34 vjeçarin , xhaxhai i tij zbulon se operacioni është zhvilluar në kushte ekstremisht neglizhence, ku personat e përfshirë janë dërguar në terren pa masat minimale të sigurisë.

Ai zbulon se kanë qenë  vetëm 6 policë si fillim në vendin e ngjarjes pastaj kanë shkuar të tjerët.

"Pa asnjë lloj mbrojtje,  personi që ka urdhëruar duhet të përgjigjet përpara ligjit. I pari person është ai që ka dhënë urdhrin.

 Sa persona ishin në operacion?

Në operacion... gjashtë vetë. Gjashtë vetë.Më vonë kanë vajtur dhe të tjera forca domethënë.

Familja kërkon hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësisë të drejtuesve të policisë.

Enea Mekolli që u vra në një operacion për kapjen e 43 vjeçarit Violand Braçellari, një ish komando i kthyer në kutivues kanabisi që prej 9 vitesh ishte në kërkim,ndërsa u plagos polici tjetër Edison Adri.  

Sipas burimeve të informacionit, mësohet se gjatë kontrollit në vendin ku qëndronte autori, hetuesit kanë gjetur jo vetëm kallashnikovin që dyshohet se u përdor në sulmin ndaj forcave të policisë, por edhe nje pushke model 56 dhe nje çifte.

Ish komando i kishte shpëtuar 4 herë forcave RENEA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco