Hapte llogari false në rrjetet sociale, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Hapte llogari false në rrjetet sociale, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

14:23, 13/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën arrestimin e një 31-vjeçari nga fshati Shijon i Elbasanit, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit kompjuterik”.  Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet A.T kishte krijuar gjatë një viti tetë llogari false në rrjetet sociale, duke përdorur të dhënat dhe identitetet e qytetarëve të tjerë.

“Nga veprimet rezultoi se 31-vjeçari gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023 ka krijuar tetë llogari false duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë,” deklaroi policia.

Operacioni i policisë u kodua me emrin “Kredencialet” dhe u zhvillua në kuadër të një procedimi të nisur më parë nga Prokuroria e Elbasanit. Ai u zhvillua nga specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin lokal për Hetimin e Krimit Kibernetik. Policia tha gjithashtu se kishte sekuestruar dy telefonat celularë me të cilët menaxhoheshin llogaritë.

Falsifikimi kompjuterik parashikohet si vepër penale nga neni 186/a i Kodit Penal dhe përfshin futjen, ndryshimin apo heqjen e të dhënave kompjuterike pa të drejtë, për t'i paraqitur ato si autentike. Kodi Penal parashikon dënim me burgim nga gjashtë muaj në gjashtë vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco