SYRI TV/ Ngordhin peshqit në Dajç, banorët: S'ka ndodhur kurrë më parë

12:37, 13/09/2023
A+ Aa A-

Masakër mjedisore në Dajç të Lezhës. Një numër i madh peshqish kanë ngordhur në kanalin e fshatit Kodhel, ndërsa shkaqet ende janë mister. Autoritetet shtetërore kanë nisur hetimet për ngjarjen.

SYRI TV

Një numër i madh peshqish ka ndodhur në kanalin e fshatit Kodhel në Dajç të Lezhës. Në një gjatësi prej rreth 1 km, peshqit kanë dalë mbi ujë, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur hetimet, por ende nuk ka konkluzione për ngordhjen e peshqve.

Për banorët e zonës situata është e pazakontë, pasi nuk ka ndodhur në të shkuarën.

Ende mbeten mister shkaqet e masakrës mjedisore, ndërsa paraprakisht nuk është konstatuar nëse në kanal ka ndotje nga ndonjë subjekt industrial. Megjithatë, do të priten analizat e monstrave të marra për të nxjerrë edhe shkaqet e ngordhjes së peshqve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco