Skandali i Prokurorisë/ Gazetarja për Kafe Shqeto: Xhemal Rraja ishte i armatosur me pistoletë!

Skandali i Prokurorisë/ Gazetarja për Kafe Shqeto: Xhemal Rraja ishte i armatosur me pistoletë!

13:14, 12/09/2023
A+ Aa A-

Për të folur për skandalin e Prokurorisë së Tiranës në lidhje me lehtësimin e akuzave ndaj fisit Rraja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në “Kafe Shqeto’ gazetarja Gladiola Daci.

Daci u shpreh se ka arritur të dallojë që Xhemal Rraja ishte i armatosur me pistoletë.

‘’Kam arritur të dallojë që Xhelal Rraja është i armatosur dhe me pistoletë. Kam arritur ta shquaj sepse ti Flavio ( i drejtohet moderatorit të Kafe Shqetos) duhet ta mbash mend shumë mirë se çfarë rrëmuje u bë atëherë që nuk indetifikoheshin dot të gjithë. Por më pas i identifikuan mediat pjesën më të madhe dhe tashmë kemi dhe katër persona të tjerë në kërkim. Kush nga kushërinjtë Maja do dojë të bëjë kallzim penal në drejtim të fisit Rraja. Ne e dimë shumë mirë se kush janë Rrajat dhe e dimë shumë se çfarë force kanë, e dimë shumë se çfarë pushteti kanë, e dimë shumë rrezikshmërinë që ata kanë, i dimë shumë mirë të gjitha problematikat. Ti nuk mundësh dot si Prokurori, si  institucion, t'jua lesh në dorë dy kushërinjve të cilët janë aty çdo ditë, i kanë aty çdo ditë Rrajat dhe ti t'i përlasësh dy fise me njëri-tjetrin' u shpreh gazetarja.

Moderatori i Kafe Shqeto: Duket si një sfidë, duket sikur i thonë kushërinjve Maja po keni këllqe dhe një fjalë tjetër provoni dhe vazhdojeni këtë histori.

Daci: Dhe e gjitha kjo e thënë nga ana e institucioneve, bluzat e bardha nuk u rrezikohet jeta?Të paktën të thojë se unë kam parë tek Jashar Maja i cili ka marrë dhe goditjet më të mëdha janë të tmerrshme. Gjithë pjesën e kokës e ka pasur të gjakosur, gjithë pjesa e shpinës ka qenë me vija prej shkopave të bejzbollit. Ndërkohë nga ana tjetër duhet theksuar që është dhe vepra penale e kanosjes, është rregjistruar në procedim penal por do të duhet që kushërinjtë Maja sipas procedurës të bëjnë denoncim.

Nuk mjafton se e pa gjithë Shqipëria që ata e dokumentuan vetë dhunën që ushtronin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco