EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

EMRAT/ Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor

13:05, 12/09/2023
A+ Aa A-

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të apelit, si më poshtë:

Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco