'Kanabisin e kam për përdorim vetjak'/ Shoqërohet edhe i dashuri i Encës

'Kanabisin e kam për përdorim vetjak'/ Shoqërohet edhe i dashuri i Encës

09:12, 12/09/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës arreston këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak.

Bashkë me të është kapur dhe i dashuri i Encës.

Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të TEG në një vilë private.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Balcony". Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.  Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme', njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco