‘Land Rover’-i përplas makinën e policisë, 3 efektivë përfundojnë në spital

‘Land Rover’-i përplas makinën e policisë, 3 efektivë përfundojnë në spital

18:07, 11/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë ku një makinë ka përplasur automjetin e Policisë tip "Skoda".

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip "Skoda", me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco