Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SYRI TV/ Përmbytjet në Greqi, flet nga Volosi emigranti: Përjetuam tmerr, mes viktimave një shqiptar, shteti amë na braktisi!

13:38, 11/09/2023
A+ Aa A-

Situata e përmbytjeve në zonën e Thesalisë  në Greqi vijon të jetë në kufijtë e emergjencës, teksa mes të përmbytjeve janë edhe dhjetëra familje shqiptare që jetojnë në Volos, një ndër zonat me të prekura nga përmbytjet.

Numri i viktimave ka shkuar në 15 dhe mund të rritet, teksa për Syri Televizion ka sjellë një panoramë të trishtë nga Volosi, Florin Pacani, nga Mirdita që jeton prej 30 vitesh në këtë rajon. 

Pacani u shpreh se ka humbur gjithçka nga përmbytjet dhe nësë nuk do kishte rënë automati, bilanci në familjen e tij dhe familjet e tjera do ishte tragjik. 

Florin Pacani rrëfen se situata është jashtëzakonshme  për shkak të reshjeve dhe se shteti grek e ka humbur betejën për menaxhimin e situatës.  Ai shton se mes viktimave është një shqiptar dhe se në këtë rajon 30% e banorëve janë shqiptarëve. 

Pacani në fjalën e tij theksoi se veç pamundësisë së shtetit grek për ti ardhur në ndihmë, edhe shteti shqiptar I ka braktisur emigrantët, e sipas tij ndihma e vetme ka ardhur nga bashkë-atdhetarët të organizuar nga rrjetet sociale. 

Ndërkohë Syri Televizion ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme, institucion që ka mohuar faktin se në Greqi mes viktimave ka edhe shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco