VIDEO/ Luftë me zjarrin gjithë natën në malin e Shpiragut, ndërhyn ushtria dhe helikopteri Cougar

VIDEO/ Luftë me zjarrin gjithë natën në malin e Shpiragut, ndërhyn ushtria dhe helikopteri Cougar

08:00, 09/09/2023
A+ Aa A-

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në malin e Shpiragut në Berat, zjarr që mori përmasa të mëdha dhe shtrirje të gjerê për shkak të erës.

Në zonë kanë punuar gjatë gjithë natës, forca të shumta zjarrfikëse, që për shkak të mungesës së rrugës kanë ndërhyrë me pompa uji krahu dhe mjete rrethanore.

Në ndihmë të zjarrfikëseve të Beratit kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë dhe helikopterë, që kanë hedhur ujë nga ajri.

Pas disa orësh luftë me flakët, zjarri u shua mëngjesin e së shtunës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 100 rrënjë pemë frutore dhe rreth 40 ha me shkurre e ferra.

Farmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz apo banesa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco