Makina përplas motorin në Pogradec, plagoset turisti polak

18:38, 05/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë-Thanë-Doganë. Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një turist polak me motor, i cili ka mbetur i plagosur.

Turisti ka qene duke udhëtuar me një grup motorristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Prrenjasit

Njoftim:

Qafë Thanë, Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. 

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco