Malësi e Madhe, 81-vjeçarja sulmohet në shtëpi nga hajduti, arrin t'ia çjerrë maskën

Malësi e Madhe, 81-vjeçarja sulmohet në shtëpi nga hajduti, arrin t'ia çjerrë maskën

13:31, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një grua 81-vjeçare që jetonte e vetme në Malësinë e Madhe është sulmuar nga një hajdut që ka hyrë në shtëpinë e saj për t’i vjedhur paratë. Ajo e ka pikasur grabitësin, ndaj ai e ka qëlluar me një send të fortë duke e lënë të plagosur.

Komisariati i Policisë së Malësisë së Madhe, me të marrë informacionin, është organizuar për identifikimin dhe kapjen e hajdutit.

Doli që ai ishte një 20-vjeçar nga fshati Koplik i Sipërms, me iniciale V.F. tashmë akuzohet për  veprën penale "Vjedhje me dhunë" mbetur në tentativë.

Sipas Policisë, “ky shtetas është futur në banesën e shtetases R. H., 81 vjeçe, e cila jetonte vetëm, dhe ka tentuar të vjedhë një shumë parash. Pas ndërhyrjes së shtetases së moshuar, 20-vjeçari e ka goditur atë me send të fortë dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime fizike. 81-vjeçarja mori ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco