Ndodhej në makinë me vëllain, goditet me shkopinj e gurë efektivi në Tiranë

Ndodhej në makinë me vëllain, goditet me shkopinj e gurë efektivi në Tiranë

11:23, 02/09/2023
A+ Aa A-

Një punonjës policie është  goditur me sende të forta nga disa persona, teksa ishte në makinë bashkë me vëllain e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Dy të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë, bashkë me të vëllanë, kanë qenë qenë duke lëvizur në zonë dhe një grup prej disa personash i kanë parë dhe i kanë ndaluar. Personat e tjerë i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit, pasi ata pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër. Në sherr e sipër, të rinjtë janë goditur me sende të gorta si shkopinj e gurë.

SYRI TV raporton se përplasja mes punonjësit të policisë me disa shtetas në Kombinat, mes të cilëve vëllezërit Bulica, nuk ka ndodhur për shkak të detyrës. Një konflikt i mëparshëm mes këtyre të fundit dhe vëllait të efektivit, çoi në përplasjen me pasojë plagosjen e efektivit dhe vëllait të tij. Punonjësi i drejtorisë së përgjithshme, E.F është takuar rastësisht me vëllezërit Bulica, ku fillimisht kanë debatuar e më pas janë konfliktuar fizikisht. Në mbështetje të vëllezërve Bulica janë bashkuar edhe 5 persona të tjerë, për të cilët po punohet që të bëhet i mundur identifikimi i tyre.

“Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre. Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka rënë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshirë”, raportojnë blutë e kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco