Aksident në Kamëz, përplasen dy makina, plagosen 3 të mitur

Aksident në Kamëz, përplasen dy makina, plagosen 3 të mitur

19:59, 01/09/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku kanë mbetur të plagosur tre të mitur. Mësohet se, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku në mjetin që drejtonte shoferja  L. L., po udhëtonin edhe tre miturit.

Makina u përplas me automjetin me drejtues shtetasin G. D.

Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco