VIDEO-SYRI TV/ Hetim pasuror grupit të ‘Metamorfozës’, SPAK kërkon informacione nga bankat

16:42, 30/08/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Mes të cilëve biznesmenit Pëllumb Gjokës, ish-drejtuesit të Forcës Operacionale Oltion Bistrit, ish-kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita, dhe ish-shefit të krimeve Ardrit Hasanbegaj. Gjithashtu në sitën e hetimit pasuror janë edhe personat që kanë bashkëpunuar me emrat e mësipërm, shumica e të cilëve ndodhen në kërkim.

Nga SYRI TV

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal pjesë e operacionit ‘Metamorfoza’, ku bëjnë pjesë biznesmen, drejtues policie e prokurorie.

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare apo transaksione që ata kanë bërë deri në kohën kur janë prangosur. SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucionet e tjera shtetërore. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me verifikimet përkatëse nëse të pasuritë e krijuara justifikohen në raport me të ardhurat e deklaruara.

Të martën 6 të arrestuarit për grup të strukturuar kriminal, kërkuan përmes avokatëve daljen nga qelia, me pretendimin se trasnkriptet e ardhura nga Franca janë të pavlefshme, ndërsa të Enjten në orën 10 vendoset nga gjyqtarja e Apelit Saida Dollani për kërkesën e tyre.

Ata akuzohen për 12 vepra penale ku më kryesoret janë për grup të strukturuar kriminal, vrasje, krijim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre, korrupsion etj. Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe Edmond Preka.  Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni, vijojnë të jenë në kërkim shtetasit

NË KËRKIM:

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Denis Bajri

Klaudio Haka

Prekë Kodra

Aleks Ndreka

Arsat Bashli

Bardhyl Mavraj

Elion Hato

SPAK pretendon se disa nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal, kanë kryer vrasjen Gjin Boriçi Ndoji, dhe kishin krijuar kushtet për të vrarë Taulant Pepajj, Kleant Musabelliun, Dorjan Dhulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco