Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Qëlloi me armë egjiptianin, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Qëlloi me armë egjiptianin, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

10:31, 30/08/2023
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka qëlluar me armë zjarri në këmbë, një 25-vjeçar egjiptian.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (28 gusht) në Agio Panteleimona, ku i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, la të plagosur egjiptianin.

Policia greke mësohet se ka identifikuar edhe një person që ka marrë pjesë në ngjarje, dhe është  shpallur në kërkim.

19-vjeçari shqiptar ka rezultuar emër i njohur për policinë, pasi më parë është arrestuar për vjedhje.

Nndërkohë në bisedat e para me autoritetet, 25-vjeçari ka përmendur se ka parë dy persona duke zbritur nga një makinë dhe njëri prej tyre hapi zjarr ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco