VIDEO-SYRI TV/ Vrau dy persona ditën e zgjedhjeve, ekstradohet elbasanasi i shumëkërkuar

13:30, 27/08/2023
A+ Aa A-

Ekstradohet nga Anglia për llogari të Interpol Tirana, 50-vjeçari Artan Muça, i dënuar nga Gjykata me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë në 1997. Muça, 49 vjeç, i cili ishte në arrati që prej 24 vitesh është arrestuar në Britani.

49-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e dy burrave në Shqipëri, është arrestuar në veri të Londrës dhe po përballet me një proces ekstradimi.

Muça është dënuar në mungesë me 25 vite burg pasi ekzekutoi në vitin 1997 në një bilardo dy persona në një fshat të Elbasanit.

Gjatë ditës së sotme, është ekstraduar nga Britania e Madhe, 52-vjeçari i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit:

-Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Sipas relacionit të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të datës 01.06.1997 ku shtetasi Artan Muça, banor i fshatit Kusarth, Elbasan me një kallashnikov është afruar në drejtim të bilardos që ndodhej në këtë fshat në pronësi të shtetasit Sefedin Gjata.

Në këtë bilardo, Muça ka debatuar ashpër me Bujar Musain, duke i drejtuar armën. Në këtë moment, ka ndërhyrë pronari i bilardos.

Në përpjekje për t’i hequr armën Artanit, ky i fundit arrin të shkrepë armën duke e goditur në kokë shtetasin Sefedin Gjata, duke e vrarë atë dhe më pas ka qëlluar ndaj Bujar Musës, duke marrë jetën. Pas krimit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Elbasan mbi bazën e kallëzimit të shtetases Fatushe Gjata, bashkëshortja e të ndjerit Sefedin Gjata ka regjistruar procedimin penal Nr.394 date 04.12.2000 ndaj të pandehurit Artan Llazar Muça.

Në përfundim të hetimit çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, e cila me vendimin Nr.183 data 12.12.2001 ka vendosur ta deklarojë fajtor te pandehurin Artan Muça për vrasjen e dy burrave, duke e dënuar me 25 vite burg gjithsej pas bashkimit të dy dënimeve. Vendimi ka marrë formë të prerë në datë 24.12.2001 dhe nga Prokurori Neritan Hoxha është nxjerrë urdhri i ekzekutimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco