Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Zjarrvënie e qëllimshme tek inceneratori i Elbasanit

09:03, 27/08/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ruhej me roje gjatë 24 orëve, sërish mbeturinave tek inceneratori i Elbasanit iu vu zjarri.

Për këtë arsye, po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme për të zhdukur provat, për shkak të hetimeve që po bëhen.

Ndërkaq, mësohet se gjatë mëngjesit zjarri në landfillin e Elbasanit është vendosur nën kontroll, por vatra vijon të mbetet aktive.

Gjatë gjithë natës është punuar për fikjen e zjarrit. Vec zjarrëfikseve të Elbasanit, në ndihmë kanë ardhur edhe 20 efektivë të forcave të armatosura.

Sot në mëngjes nga fusha e depozitimit të mbetjeve pranë inceneratorit del vetëm tym, por megjithatë zjarri po mbahet nën kontroll pasi mund të shpërthejë nga çasti në çast.

Ndërkohë policia mban nën kontroll zonën përreth.

Veç tymit dhe smogut helmues, zjarri nuk rrezikoi shtëpi banimi apo objekte.

Po punohet për zbulimin e shkakut të shpërthimit të zjarrit pasi ky vend ruhet me roje 24 orë. Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme.

Zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit nisi mbrëmjen e së shtunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco