Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRAT/ Masakrohet me thikë një i ri në Bulqizë

EMRAT/ Masakrohet me thikë një i ri në Bulqizë

08:53, 27/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se një 25-vjeçar është goditur 5 herë me thikë nga një djalë 18 vjeç.

I plagosuri Besnik Kurti është goditur 5 herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Autori i plagosjes ne Bulqize, Aranit Alushi. Të dy personat janë nga Ostreni.

Njoftimi i Policisë së Bulqizës:

Bulqizë/Plagosi me mjet prerës ( thikë)  një shtetas, pas një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe arrestohet  autori i dyshuar.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi  A. A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B. K.,25 vjeç,  banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K. K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Policisë Bulqizë dhe strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur kapja dhe arrestimi 18-vjeçarit,  si autor i dyshuar i ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco