SYRI TV/ U helmuan gjatë turit me anije në Sazan, fëmijët polakë lënë spitalin

16:29, 26/08/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas helmimit gjendja shëndetësore e fëmijëve polakë në urgjencën e Vlorës është stabilizuar. Me kërkesë të institucioneve shëndetësore ata janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës,  për shkak se duhet të jenë në monitorim,  ndërsa disa prej tyre kanë lënë spitalin. Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë  mbrëmjen e së premtes 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër ka lënë spitalin mëngjesin e së shtunës.

Sipas policisë rreth 41 fëmije polakë  janë paraqitur me shenja helmimi ne spitalin  rajon Vlore mbrëmjen e së premtes. Sipas informacioneve turistet kishin ardhur nga Shkodra me autobus dhe më pas kanë ndaluar në Vlorë për të bërë një shëtitje me anijen turistike të linjës Karaburun-Sazan.

Gjatë shëtitjes së tyre në det të hapur, fëmijët polakë, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas drejtoreshës së spitalit por edhe mjekëve të tjerë, gjendja shendetësore e turisteve paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas tyre, turistët mund të jenë helmuar për shkak te ushqimit që mund të kenë konsumuar në anije apo edhe përgjatë udhetimit të tyre nga Shkodra.

Një tjeter shkak mund të jetë edhe ekspozimi i tepërt i tyre ne diell, duke u shkaktuar probleme shëndetësore. Ndërsa AKU sot ka vendosur gjobë 6 milionë lekë për anijen që kishte turistat për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.

Gjithashtu deri në orën 03:00 të mëngjesit kanë qenë autoritetet duke bërë një ekspertizë tek anija. Janë marr mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë. Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të sjellin helmim. Drejtoria e shëndetit publik nga ana tjetër ka marrë mostra për analiza nga fëmijët dhe personave në bord të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar nga ka ardhur helmimi.

  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco