SYRI TV/ Aksidenti te Liqeni Artificial, arrest me burg për pronarin e BMW X6

16:22, 26/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e makinës BMV X6 që përfundoi nga rruga në shëtitoren e Liqenit Artificial në Tiranë. Edhe Prokuroria kërkoi një ditë më parë teksa dorëzoi dosjen ne gjykatë të njëjtën masë, atë të arrest me burg, pasi Eldi Allushi akuzohet se fshehu në fillim faktin që nuk ndodhej në makinë dhe shofer ishte shoku i Allushit, Emiljano Nina ende në kërkim.

Para hetuesve, 26-vjeçari ka thënë se gënjeu policinë kur tha se ishte ai shofer, për të mos i bërë keq shokut që i kishte dhënë automjetin në përdorim.

 “Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”.

Ndërkohë pasagjeri në automjetin “MBË X6”,  thotë se kishte pirë një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra përpara se të ndodhte aksidenti.

Eldi Allushi kishte folur në telefon para arrestimit të tij me policinë duke iu thënë se nuk ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit dyshojnë hetuesit. Drejtuesi i automjetit, Emiljano Nina rezulton person i lakuar edhe më parë në ngjarje kriminale, teksa është shpallur në kërkim nga policia pas aksidentit të pazakontë, ku automjeti luksoz me shpejtësi të lartë, del nga rruga e Kosovarëve për të përfunduar në digën e Liqenit Artificial të Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco