Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ 'Borxhi 25 mijë euro', dhunohet me shkop bejsbolli një 49-vjeçar në mes të Kavajës

21:17, 23/08/2023
A+ Aa A-

Disa persona janë konfliktuar në Kavajë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg”, mëngjesin e sotëm.

Mësohet se konflikti ka nisur për një borxh që i dhunuari i kishte dhënë kohë më parë personave që e sulmuan

Dy grupet janë konfliktuar me shkopinj bejsbolli, i plagosur ka mbetur Zenel Lushkja, pasi ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë.

Ndërkohë pas sherrit gjatë pasdites autorët e përfshirë nuk janë ndalur, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç,  janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç. 

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e  dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco