Aksidenti te liqeni, 26-vjeçari Alushi nuk ishte në automjet, makina drejtohej nga kushëri i Ervis Martinajt

Aksidenti te liqeni, 26-vjeçari Alushi nuk ishte në automjet, makina drejtohej nga kushëri i Ervis Martinajt

16:24, 23/08/2023
A+ Aa A-

26-vjeçari Eldi Alushi, i cili mori përsipër aksidentin e së martës pranë Liqenit artificial të Tiranës, sipas policisë nuk ishte i pranishëm në automjet në momentin e ngjarjes.

Vëllai i Eldi Alushit, Jurgen Alushi ishte pasagjer në makinë ndërsa shofer i makinës ka qenë 28-vjeçari Emiljano Nina. Jurgen Alushi është proceduar në gjendje të të lirë për për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga veprimet hetimore policia thotë se dyshohet se Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në pronësi të Eldi Alushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial.

Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Alushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit. Ndërsa pronari i makinës Eldi Alushi u arrestua nga policia pasi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit kur u shoqërua nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina, i cili po drejtonte makinën në momentin e ngjarjes, tashmë është në kërkim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Emiljano Nina është një person me precedent të mëparshëm penal dhe është kushëri i Ervis Martinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco