'Shtëpia e kanabisit' në Dimal, jepen masat e sigurisë për kultivuesit dhe elektricistët

'Shtëpia e kanabisit' në Dimal, jepen masat e sigurisë për kultivuesit dhe elektricistët

12:27, 23/08/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot "masat e sigurisë" për 5 shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar "Pobrati",ku u zbulua dhe asgjesua një shtëpi kanabisi në këtë fshat.

Dy vëllezërit nga Fieri, Igli dhe Frederik Borova, pronari i banesës Bejdo Rrapo dhe 2 punonjësit e OSHEE-së Eriglen Bejdo dhe Renato Mingo kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe masat e tyre janë dhënë njëra pas tjetrës.

Ka qenë prokurorja Albiona Papajani ajo që ka kërkuar për 3 të arrestuarit masat e sigurisë "arrest me burg" dhe për 2 të tjerët "detyrim paraqitje".

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të të arrestuarve, gjyqtarja Entela Gjoni ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Igli Borovën, 29-vieç, banues në Fier dhe "arrest me burg" me afat 30-ditë për vëllanë e tij Frederik Borovën, 21-vjeç, pasi sipas mjekëve ka nevojë për ekzaminime shëndetësore.

Po ashtu, "arrest me burg" për 21-vjeçarin Bejdo Rrapo, pronarin e banesës së kthyer në shtëpi kanabisi dhe  "detyrim paraqitje" kanë qënë masat e sigurisë për dy punonjësit e OSHE-së, Eriglen Bejdo, 32-vjeç, faturist elektrik dhe Renato Mingon, 55-vjeç, përgjegjës i grupit të OSHEE-së.

NGJARJA.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar të shtunën e 19 gushtit operacioni policor të koduar "Pobrati",ku u zbulua një ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike për kultivimin e bimëve narkotike.

Shtëpia e barit u zbulua në fshatin Pobrat në Dimal ku policia sekuestroi 80 bimë kanabisi, 315 kubikë, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike, që i shërbenin kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia arrestoi pronarin e banesës Bejdo Rrapo, 21-vjeç dhe dy vëllezërit Igli dhe Frederik Borova, banues në Fier, përkatësisht 29 dhe 21-vjeç, të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve, Igli Borova, ishte i shpallur në kërkim në vitin 2021 nga DVP Fier si kultivuesi i bimëve narkotike në një karburant në Lushnje tek "Pushimi i shoferit" dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje kishte vendosur për të edhe masën e sigurisë "arrest në burg".

Në kuadër të këtij operacioni,policia arrestoi edhe dy punonjësit e OSHEE-së, Eriglen Bejdo, 32-vjeç, me detyrë faturist elektrik dhe Renato Mingo, 55-vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së, që u akuzuan për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco