VIDEO/ Zbulohet në portin e Durrësit: 21-vjeçari po shkonte në Francë me pistoletë me vete

VIDEO/ Zbulohet në portin e Durrësit: 21-vjeçari po shkonte në Francë me pistoletë me vete

09:13, 23/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar një të ri nga Kosova, 21 vjeç, i cili tentoi të kalonte kufirin në Portin e Durrësit duke marrë me vete një pistoletë. Ai ishte nisur për në Francë, aty ku edhe banonte.

Policia e Durrësit tha se “si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas zotëronte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të Republikës së Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, V. A., 21 vjeç, rezident në Francë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco