Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Identifikohet drejtuesi i mjetit BMW X6

Aksidenti i frikshëm në Tiranë/ Identifikohet drejtuesi i mjetit BMW X6

10:25, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në kryeqytet, ku një automjet ka përfunduar mbi digën e Liqenit Artificial. Rrethanat e këtij aksidenti janë të paqarta për vetë faktin se nuk dihet se si ka përfunduar ky automjet mbi digë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa ekspertët rrugorë besojnë se BMW X6 ka qenë duke udhëtuar nga Rruga e Kosovarëve në drejtim të zonës së liqenit. Për shkak të shpejtësisë së lartë ka përfunduar mbi digë i shkatërruar dhe është ndaluar nga barriera mbrojtëse e digës.

Drejtuesi i mjetit kishte braktisur vendngjarjen dhe është larguar. Ai ka marrë edhe targat e automjetit për të humbur gjurmët dhe për të mos u identifikuar.

Sipas SYRI TV, Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar drejtuesin e mjetit BMW X6 që përfundoi në pedonalen e digës së Liqenit Artificial.

Bëhet fjalë për një djalë të moshës 26-vjeçare nga qyteti bregdetar i Durrësit, teksa dyshohet se ka qenë duke lëvizur nga Rruga e Kosovarëve në drejtim të digës. Gjithashtu dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco