Aksident te Uji i Ftohtë në Vlorë, makina përplas kalimtarin

Aksident te Uji i Ftohtë në Vlorë, makina përplas kalimtarin

09:24, 21/08/2023
A+ Aa A-

Një i moshuar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet.

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen R. B., 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A. A., 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco