Për kullotën, dogjën dhjetëra ha pyje të Himarës: Momenti i arrestimit të dy zjarrvënësve nëpër mal

Për kullotën, dogjën dhjetëra ha pyje të Himarës: Momenti i arrestimit të dy zjarrvënësve nëpër mal

09:16, 19/08/2023
A+ Aa A-

Dy persona të papërgjegjëshëm, xhaxhai nga fshati Kudhës i Himarës dhe nipi i tij ardhur nga qyteti, i vunë zjarrin tokës së tyre në fshat për kullotë, pa u menduar se çfarë katastrofash dhe humbje jetësh po shkaktojnë zjarret nga temperaturat e larta në  vend, në shtetin fqinj Greqi dhe në të gjithë botën.

Të dy zjarrvënësit i ndihmoi indiferenca e inspektorit të pyjeve të Himarës si edhe e një bariu të zonës, që i pa duke vënë duke zjarrin dhe nuk denjoi të lajmëronte askënd, as banorët e zonës dhe as Policinë.

Si rrjedhim, Eduart Mema, 44 vjeç nga fshati Kudhës dhe nipi i tij Aleks Leka, 29 vjeç , pasi i vunë zjarrin kullotës që kishin marrë me qera nga Drejtoria e Pyjeve të bashkisë, nuk llogaritën që era do t’i shpërndante flakët dhe do të digjte dhjetëra ha zonë pyje.    

Komisariati i Policisë së Himarës, me marrjen e  njoftimit se në vendin e quajtur “Bathishtë” në fshatin  Kudhës kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore,  është organizuar për kapjen e autorëve.

Në njoftimin zyrtar thuhet “se falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të zjarrvënies, blegtorë  nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës të Himarës dhe nipin e tij, A. L., 29 vjeç, banues në Himarë që për rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në  bashkinë Himarë.  Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.

Është proceduar penalisht për shpërdorim detyre S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë.

Njëkohësisht u procedua penalisht për “Moskallzim krimi”, shtetasi J.V, 57 vjeç, banues në fshatin Kudhës, banor i zonës, për moskallzim krimi pasi duke qenë bari i zonës ka parë që këta shtetas po vinin zjarr në disa vatra  dhe nuk ka njoftuar Policinë.

Policia e Shtetit apeloi për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.”/ar/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco