Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vodhën automjetin në Vlorë, shoqërohen dy të rinj

Vodhën automjetin në Vlorë, shoqërohen dy të rinj

16:25, 18/08/2023
A+ Aa A-

Policia ka shoqëruar dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhjen e një automjeti në Vlorë.

Automjeti është vjedhur ditën e sotme në afërsi të “Plazhit të Ri” në Vlorë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur rolin që kanë pasur dy të rinjtë në vjedhjen e makinës.

Njoftimi:

Vlorë

Vodhën një automjet në Plazhin e Ri në Vlorë, reagimi në kohë i policisë, bëri të mundur bllokimin pas disa minutash të automjetit të vjedhur.

Policia shoqëroi një 22-vjeçar që ishte në timon dhe një 18-vjeçar që ishte pasagjer në automjetin e vjedhur.

Policia morri njoftim për vjedhjen e një mjeti në pronësi të shtetasit S. G., në afërsi të “Plazh i Ri”, Vlorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe forcat Shqiponja falë reagimit në kohë, pas disa minutash kërkime bënë të mundur bllokimin e automjetit, në të cilin drejtues mjeti ishte shtetasi 22 vjeç dhe pasagjer shtetasi A. L., 18 vjeç.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco