Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Dënohet 'Djalli', bosi shqiptar i drogës që mburrej se i preu gishtat rivalit

Dënohet 'Djalli', bosi shqiptar i drogës që mburrej se i preu gishtat rivalit

11:54, 18/08/2023
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar, i cilësuar nga mediat britanike si “Djalli” pasi u një kamera e fshehtë e DailyMail e filmoi teksa mburrej se i kishte prerë gishtat rivalit të tij në tregun e drogës, është burgosur në Britaninë e Madhe.

“Zoti” shqiptar i kanabisit, Selamet Mehmetaj është dënuar me katër vite e gjysmë burg, pasi krijoi një rrjet që kultivonte dhe shpërndante kanabis duke përdorur emigrantë të paligjshëm, që arrinte miliona paund fitime në vit.

Hetimet e autoriteteve britanike ndaj tij dhe vëllait të quajtur Dior, i përshkruar nga prokurorët si ‘krahu i tij i djathtë’, nisën pasi ai u filmua duke tentuar ti shesë dhjetëra kg kanabis me cilësi të lartë, gazetarëve të infiltruar.

Rënia e Mehmetajt nisi pikërisht në këtë moment, kur një mesazh në Instagramin e tij me emër ‘Gjaku shqiptar’, bëri që ai të ekspozonte të gjitha fermat e kanabisit dhe postoi video për të treguar llojet e ndryshme të lëndës narkotike që posedonte.

Mehmetaj shijonte një stil jetese prej “playboy” në Britani, mes makinave luksoze, të cilat i përdori për të realizuar edhe një videoklip muzikor, ku ai ishte këngëtari.

Ndërkohë, autoritetet britanike konstatuan se ai tregtoi 70,000 £ drogë në Kent & Surrey me një “Jeep Cherokee”, duke ndryshuar shpesh targat për të shmangur zbulimin.

Në një tjetër kamera të fshehtë, të filmuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green të Londrës Veriore, Mehmetaj tregoi se si shpenzoi mijëra paund për të jetuar në luks. Ai tregoi se zotëronte një Mercedes-Benz CLA AMG me vlerë 50,000 £, një Audi RS7 që e ngiste me targa false në autostradat britanike dhe një makinë Formula 3 për gara.

Ai gjithashtu bëri humor për mënyrën se si policia nuk ia kishte gjetur dot kokainën, kanabisin dhe plumbat kur bastisën shtëpinë e tij. Momenti më i tmerrshëm kur tregoi se si kishte rrëmbyer një klient që nuk i paguante detyrimet.

“E futa në bodrumin e një shtëpie bari, e rrihja tre herë në ditë. Kur nuk më dha alternativë tjetër, i preva dy gishta. Pas gjithë asaj që i bëra atij djalit shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte”, tha Mehmetaj.

Policia e arrestoi Selametin të vëllain, Diorin, dhe punonjësit e tyre kur bastisi një nga fabrikat e tij të kanabisit, në nëntor 2022. Një bastisje në një shtëpi të dytë, disa ditë më vonë çoi në zbulimin e 50 fabrikave të tjera të kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco