VIDEO/ Djali merr peng nënën e motrën, i kërcënonte me thikë në dorë

19:51, 17/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ‘11 Janari’ në Kuçovë.

Një 37-vjeçar, me probleme të theksuara të shëndetit mendor ka mbajtur ‘peng’ për rreth 2-orë në një nga banesat e shtëpisë mamanë dhe motrën e tij, duke i kërcënuar me thikë në dorë se do ti vriste.

Të bërtiturat e nënë e bijë dhe thirrjet e tyre për ndihmë janë dëgjuar nga komshinjtë, që duke ditur edhe gjendjen shëndetësore të djalit të shtëpisë kanë njoftuar menjëherë policinë. Drejt banesës së familjes Salla janë nisur efektivë të shumtë të Komisariatit të Policisë Kuçovë. Mësohet se ka qenë Shefi i Krimeve në këtë komisariat, Gentjan Mallkuçi, ai që ka neutralizuar situatën e krijuar në banesë dhe që ka bindur 37-vjeçarin, Gentjan Salla të hedhë thikën e të lejojë hyrjen e policisë brenda shtëpisë.

Pas futjes në banesë, policia ka neutralizuar dhe arrestuar Gjergji Sallën, ndërkohë që nëna dhe motra e tij nuk kanë pësuar lëndime. Burime nga policia bëjnë me dije se 37-vjeçari Gjergji Salla është një person me probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe se shkak për ngjarjen e sotme është bërë refuzimi nga ana e tij e marrjes së medikenteve dhe gjilpërave qetësuese kronike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco