Dronët me rezolucion filmojnë babë e bir në Lazarat duke ujitur kanabisin

Dronët me rezolucion filmojnë babë e bir në Lazarat duke ujitur kanabisin

10:31, 16/08/2023
A+ Aa A-

Dronët me rezolucion të lartë kanë arritur të filmojnë në “aksion” e sipër, babë e bir në fshatin Lazarat të Gjirokastrës duke ujitur kanabisin e mbjellë në kopsht.

Për pasojë, pamjet e marrë nuk kishin nevojë për shpjegime: të dy u arrestuan, babai A.S. 51 vjeç dhe djali E/S. 28 vjeç.

Policia e Shtetit njoftoi se pas informacioneve nga inteligjenca policore se në një banesë në fshatin Lazarat kultivoheshin bimë narkotike cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Gjirokastrës zhvilluan operacionin “Kujdesi”.

Si rrjedhim, u vunë në pranga shtetasit A. S., 51 vjeç dhe E. S., 28 vjeç (babai dhe djali), të dy banues në fshatin Lazarat.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion tek kujdeseshin për 50 bimët narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre.

Pas kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde narkotike. 50 bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco